34
Shqip
35
Zgjidhja e problemeve
Përpara se të telefononi servisin, ju lutemi kontrolloni këtë seksion.
Problemi
Shkaku Si të veproni
Buka nuk është pjekur.
Është përzgjedhur menuja e brumit.
Menuja e brumit nuk përfshin proçesin e pjekjes.
Ka pasur në difekt me energjinë, ose pajisja ka ndaluar gjatë përgatitjes së bukës.
Pajisja fiket nëse përdorimi është ndërprerë për më shumë se 10 minuta. Mund të provoni
ta piqni brumin në furrë nëse është fryrë.
Nuk ka mjaftueshëm ujë dhe mekanizmi mbrojtës i motorit është aktivizuar.
Kjo ndodh vetëm jur njësia është tejmbushur dhe është ushtruar forcë e tepërt mbi motorr.
Vizitoni vendin e blerjes për një konsultim servisi. Herën tjetër, kontrolloni recetën dhe
masni sasinë e duhur duke përdorur gotën matëse.
Ju keni harruar të vendosni tehun përzierës.
Sigurohuni që ju të vendosni më parë tehun përzierës. (fq. 14).
Boshti i tehut në tavën e bukës është i ngurtë dhe nuk rrotullohet.
Nëse boshti i tehut është i ngurtë dhe nuk rrotullohet kur vendoset tehu, duhet të zëvëndësohet njësia
e boshtit të tehut. (Konsultohuni me shitësin ose qëndrën e servisit të autorizuar të Panasonic.)
Brumi derdhet nga pjesa e
fundme e tavës së bukës.
Një sasi e vogël mielli do të dalë prej vrimave të ventilimit (që të mos ndalojë rrotullimin e
pjesëve rrotulluese). Ky nuk është difekt, por kontrolloni rastësisht që boshti i tehut
përzierës të rrotullohet si duhet.
Nëse boshti i tehut përzierës nuk rrotullohet kur vendoset tehu, duhet të zëvëndësohet
njësia e boshtit të tehut. (Konsultohuni me shitësin ose qëndrën e servisit të autorizuar të
Panasonic.)
Boshti i tehut përzierësVrimat e ventilimit (4 në total)
(Pjesa e poshtme e tavës së bukës)
Nr. i pjesës ADA29E165
Njësia
e boshtit
Boshti i tehut
Anët e bukës janë prishur
dhe fundi është i lagët.
E keni lënë bukën në tavë për shumë gjatë pas pjekjes.
Hiqeni bukën shpejt pas pjekjes.
Ka pasur në difekt me energjinë, ose pajisja ka ndaluar gjatë përgatitjes së bukës.
Pajisja fiket nëse përdorimi është ndërprerë për më shumë se 10 minuta. Mund të provoni
ta piqni brumin në furrë nëse është fryrë.
Tehu përzierës kërcet.
Kjo ndodh sepse tehu përzierës është i lirë në boshtin e tij. (Ky nuk është difekt)
Ndihet aromë djegieje ndërkohë
që bëhet buka.
Po del tym nga vrimat e ventilimit.
Përbërësit mund të jenë ndarë në elementin nxehës.
Ndonjëherë pak miell, fruta të thata ose përbërës të tjerë, mund të dalin jashtë tavës së bukës
gjatë përzierjes. Thjesht fshini elementin nxehës pasi gatuesi i bukës është ftohur.
Hiqeni tavën e bukës nga pajisja për të vendosur përbërësit.
Tehu përzierës mbetet në bukë
kur e heq bukën nga tava e
bukës.
Brumi është pak i ngurtë.
Lejoni që buka të ftohet plotësisht para se të hiqni me kujdes tehun përzierës. Disa lloje mielli
thithin më shumë ujë se të tjerët, kështu që provoni të shtoni 10-20 mL ujë më shumë herën tjetër.
Është formuar kore poshtë tehut përzierës.
Lani tehun përzierës dhe boshtin pas çdo përdorimi.
Korja rrudhoset dhe zbutet kur
ftohet.
Avulli i mbetur në bukë pas pjekjes mund të kalojë tek korja dhe ta zbusë atë.
Për të zvogëluar sasinë e avullit, provoni të përdorni 10-20 mL më pak ujë ose gjysmën e sasisë së sheqerit.
Si mund ta ruaj koren të thekur?
Për ta bërë koren e bukës më të thekur, ju mund të përdorni menunë 08 ose opsionin e
ngjyrës së ‘Errët’ të kores, ose ta piqni në furrë me 200°C/gas për 5-10 minuta më gjatë.
Buka ngjit dhe nuk pritet një-
trajtësisht.
Ishte tepër e nxehtë kur ju e pretë.
Lëreni bukën të ftohet në raft përpara se ta prisni në feta, për të lëshuar avullin.
Përbërësit shtesë nuk janë
përzier si duhet në briosh.
Disa nga brumërat e përzierjeve të bukës janë më të fortë ndaj përbërësve shtesë, për ti hedhur brenda ose për
ti nxjerrë jashtë.
Përgjysmojini përbërësit shtesë.
Problemi
Shkaku Si të veproni
Ka vaj të tepërt në fund të
brioshit.
Korja është e vajisur.
Buka ka vrima të mëdha.
Keni hedhur gjalp brenda 5 min nga sinjali bip? ?
Mos hidhni gjalp kur ekrani shfaq kohën e mbetur deri në përfundim. (fq.17)
Shija e gjalpit mund të jetë e dobët, por mund të pjekë.
Brioshi nuk doli i mirë kur u
përdor përzierja e bukës.
Provoni hapat e mëposhtëm.
Mund të piqet më mirë nëse majaja është ulur pak kur përdoret menuja 11 ose 23 (Nëse
e shtoni majanë veçmas.)
Ndiqni recetën në përzierjen e bukës, por përzierja e bukës duhet të jetë midis 350-500 g.
Në fillim vendosni majanë e matur (nëse e shtoni majanë veçmas) në tavën e bukës,
përzierjen e thatë, gjalpin, më pas lëngun. Përbërësit shtesë hidhini më vonë. (fq.17 ose 19)
Përfundimi është ndryshe në varësi të recetës në përzierjen e bukës.
Buka nuk del nga tava.
Nëse buka nuk mund të hiqet lehtësisht nga tava e bukës, lëreni
tavën të ftohet për rreth 5–10 minuta, duke u siguruar që të mos
lihet aty ku mund të shkaktojë djegie.
Pas kësaj, tundi tavën e bukës disa herë duke përdorur doreza.
(Mbajeni dorezën poshtë që të mos pengojë nxjerrjen e bukës.)
Kur gatuhet reçel, është djegur
ose tehu përzierës ka ngecur
dhe nuk hiqet.
Sasia e frutave është shumë e vogël, ose sasia e sheqerit është shumë e madhe.
Vendoseni tavën e bukës në lavaman dhe mbusheni deri në gjysmë me ujë të ngro-htë.
Lëreni tavën në ujë derisa përzierja e mbetur të zbutet. Pasi të ketë ikur e djegura, lajeni me
një sfungjer të butë, etj. Ju lutemi tregoni kujdes nga uji i nxehtë.
Reçeli është zier tej mase.
Janë përdorur më tepër fruta ose sheqer se duhet.
Përdorni vetëm sasitë e frutave dhe sheqerit të specifikuara në recetat e fq. 29.
Reçeli është shumë i lëng-
shëm dhe jo kompakt.
Fruti ishte qëruar më shumë ose më pak se duhet.
Sheqeri ishte ulur më tepër se duhet.
Koha e gatimit është e pamjaftueshme.
Janë përdorur fruta me përmbajtje të ulët pektine.
Përdoreni reçelin e lëngshëm si salcë për ëmbëlsira.
Lëreni reçelin të ftohet plotësisht. Reçeli do të ngurtësohet duke u ftohur.
Mund të përdoren fruta të ngrira?
Është e mundur t’i përdorni.
Çfarë lloj sheqeri mund të për-
dorim në reçel?
Mund të përdoret sheqer i bardhë ose sheqer kokërr.
Mos përdorni sheqer kaf, sheqer dietik, dhe sheqer me kalori të ulta, apo sheqer diabetik.
Kur bëjmë reçel, mund të përdorim
fruta të marinuara në alkool?
Mos i përdorni. Cilësia e tyre nuk është e kënaqshme.
Frutat janë prishur kur është
bërë shurup me fruta?
Koha e gatimit ishte tepër e gjatë. Fruti mund të jetë qëruar më shumë se duhet.
Majaja e thatë nuk bie në
tavën e bukës
Koha e aktivizimit të shpërndarësit të majasë është e ndryshme në varësi të menusë së programit dhe
temperaturës së dhomës.
Shpërndarësi i majasë është i lagur, apo mund të jetë krijuar elektrizim.
Fshijeni me një leckë të lagur dhe lëreni të thahet në
mënyrë natyrale.
Majaja e thatë është e lagur. Përdorni maja të re.