AEG L61060TLE Manuel utilisateur

Catégorie
Machines à laver
Taper
Manuel utilisateur
USER
MANUAL
SQ Udhëzimet për përdorim 2
Lavatriçe
FR Notice d'utilisation 25
Lave-linge
SR Упутство за употребу 48
Машина за прање рубља
LAVAMAT 61060TLE
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................5
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 6
5. TABELA E PROGRAMEVE................................................................................7
6. VLERAT E KONSUMIT.................................................................................... 10
7. OPSIONET....................................................................................................... 11
8. CILËSIMET.......................................................................................................12
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................13
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM.........................................................................13
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 17
12. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 18
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 21
14. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 24
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative
që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në
pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë
maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.aeg.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.aeg.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
Zbatoni volumin e ngarkesës maksimale prej 6 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Presioni i punës i ujit (minimumi dhe maksimumi)
duhet të jenë mes 0,5 bar (0,05 MPa) dhe 8 bar (0,8
MPa).
Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
SHQIP 3
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Pajisjet e
vjetra të zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të
pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin dhe bulonat e
transportit.
Ruajini bulonat e transportit. Kur ta
lëvizni pajisjen sërish duhet ta bllokoni
kazanin.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura është më e
ulët se 0°C ose kur ekspozohet ndaj
kushteve atmosferike.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe tapetit të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku kapaku i pajisjes nuk mund të
hapet plotësisht.
2.2 Lidhja elektrike
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllin elektrike. Nëse kablloja e
korrentit duhet zëvendësuar, kjo
duhet kryer nga Qendra e Autorizuar
e Shërbimit.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Vetëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe
Irlandën: Pajisja ka një spinë 13 amp.
Nëse ju duhet ta ndërroni siguresën
www.aeg.com4
në spinë, përdorni një siguresë 13
amp ASTA (BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë
nën pajisje. Kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit për t'u siguruar
se cilët aksesorë mund të përdoren.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.6 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
2
3
1
5
4
6
7
1
Paneli i kontrollit
2
Kapaku
3
Doreza e kapakut
4
Filtri i pompës së shkarkimit
5
Levë për të lëvizur pajisjen
6
Këmbët për nivelimin e pajisjes
7
Pllakëza e specifikimeve
SHQIP 5
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
5678910
1 2 3
4
1
Butoni i ndezjes/fikjes
2
Çelësi i programeve
3
Ekrani
4
Extra Rinse (Shpëlarje shtesë)
treguesi
5
Start/Pause (Nisja/Pauza) butoni
6
Delay Start (Shtyrja e programit)
butoni
7
Time Save (Kursimi i kohës) butoni
8
Liquid Detergent (Detergjent i
lëngshëm) butoni
9
Spin (Centrifugimi) butoni
10
Temperatura butoni
4.2 Ekrani
A B C
www.aeg.com6
Fusha e orës:
A Kohëzgjatja e programit
Shtyrja e programit
Kodet e alarmit
Mesazhi i gabimit
Programi ka mbaruar.
Treguesi i bllokimit të derës:
B Ju nuk mund ta hapni derën e pajisjes kur treguesi është i
ndezur.
Ju nuk mund ta hapni derën e pajisjes kur treguesi pulson.
Prisni disa minuta përpara se të hapni derën.
Ju mund ta hapni derën e pajisjes vetëm kur treguesi fiket.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët:
C Treguesi ndizet kur aktivizoni këtë pajisje.
5. TABELA E PROGRAMEVE
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Programet e larjes
Cotton (Të
pambukta)
95°C - Ujë i ftohtë
6 kg
1000 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje
normale dhe e lehtë.
Cotton + Prewash
(Të pambukta +
Paralarje)
95°C - Ujë i ftohtë
6 kg
1000 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje e
madhe dhe ndotje normale.
Cottons + Stain
(Të pambukta +
Njolla)
95°C - 40°C
6 kg
1000 rpm
Të pambukta të bardha dhe me ngjyra rezistente
me ndotje të madhe. Ndotje e madhe.
SHQIP 7
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Synthetics
(Sintetike)
60°C - Ujë i ftohtë
2,5 kg
1000 rpm
Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh të
përziera. Ndotje normale.
Easy Iron
(Hekurosje e
lehtë)
60°C - Ujë i ftohtë
1 kg
1000 rpm
Artikuj sintetikë për larje delikate. Ndotje normale
dhe e lehtë.
1)
Delicates
(Delikate)
40°C - Ujë i ftohtë
2,5 kg
1000 rpm
Rroba delikate si akrilike, viskoze, poliestër.
Ndotje normale.
Të leshta/Të
mëndafshta
40°C - Ujë i ftohtë
1 kg
1000 rpm
Të leshta që lahen në makinë larëse, të leshta që
lahen me dorë dhe pëlhura delikate me simbolin
e kujdesit "larje me dorë".
2)
Spin (Centrifugimi)
6 kg
1000 rpm
Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar ujin
në kazan. Të gjitha pëlhurat.
Drain (Shkarkimi)
6 kg Për të shkarkuar ujin në kazan. Të gjitha pëlhurat.
Rinse (Shpëlarja)
Ujë i ftohtë
6 kg
1000 rpm
Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.
gjitha pëlhurat.
Mix 20° (Miks 20°)
20°C
2,5 kg
1000 rpm
Program i veçantë për rrobat e pambukta, sintetike
dhe të përziera me ndotje të lehtë. Vendosni këtë
program për të ulur konsumin e energjisë.
Sigurohuni që detergjenti është i përshtatshëm për
temperaturë të ulët që të arrini rezultate të mira
larjeje
3)
.
Jeans (Xhinse)
60°C - Ujë i ftohtë
3 kg
1000 rpm
Xhinse dhe artikuj të leshta. Edhe për artikuj në
ngjyra të errëta.
20 Min. - 3 kg
40°C - 30°C
3 kg
1000 rpm
Veshje të pambukta dhe sintetike me nivel
ndotjeje të lehtë ose të veshura vetëm një herë.
www.aeg.com8
Programi
Diapazoni i
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
maksimale e
rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Cotton Eco (Të
pambukta EKO)
4)
60°C - 40°C
6 kg
1000 rpm
Të pambukta të bardha dhe të pambukta me
ngjyra që nuk zbehen. Ndotje normale. Konsumi i
energjisë ulet dhe koha e programit të larjes zgjatet.
1)
Për të reduktuar rrudhat e rrobave, ky cikël rregullon temperaturën e ujit dhe kryen një fazë larjeje dhe
centrifugimi të butë. Pajisja do të shtojë shpëlarje shtesë.
2)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket që kazani nuk
rrotullohet fare ose nuk rrotullohet mirë. Konsiderojeni këtë si funksionim normal të pajisjes.
3)
Pajisja kryen fazën e shkurtër të ngrohjes nëse temperatura e ujit është nën 20°C. Pajisja mund ta
shfaqë cilësimin e temperaturës si "Të ftohtë".
4)
Programet standarde për vlerat e konsumit të Etiketës së energjisë. Sipas rregullores 1061/2010,
këto programe janë përkatësisht "Programi standard i pambukut me 60°C" dhe "Programi standard i
pambukut me 40°C". Ato janë programet më efikase për sa i përket kombinimit të konsumit të energjisë
dhe ujit për larje të rrobave të pambukta me ndotje normale.
Temperatura e ujit në fazën e larjes mund të ndryshojë nga temperatura e deklaruar për
programin e zgjedhur.
Përshtatshmëria e opsioneve të
programit
Programi
1)
2)
SHQIP 9
Programi
1)
2)
20 Min. - 3 kg
3)
1)
Nëse caktoni opsionin Shpëlarje shtesë, pajisja shton disa shpëlarje shtesë. Në programin e
shpëlarjes, nëse nuk caktoni një shpejtësi të ulët centrifugimi, pajisja kryen shpëlarje delikate dhe
centrifugim të shkurtër.
2)
Nëse vendosni kohëzgjatje më të shkurtër, ne ju rekomandojmë që të pakësoni sasinë e rrobave.
Pajisja mund të ngarkohet plot, por ulen rezultatet e larjes.
3)
Për këtë program mund të caktoni vetëm kohëzgjatjen Ekstra të shpejtë.
5.1 Woolmark Apparel Care -
Blu
Cikli i larjes së të leshtave i kësaj makine
larëse është miratuar nga The Woolmark
Company për larjen e rrobave të leshta
që mbajnë etiketën "larje me dorë" nëse
rrobat lahen sipas udhëzimeve të dhëna
nga prodhuesi i kësaj makine larëse.
Ndiqni udhëzimet e tharjes dhe të
proceseve të tjera të larjes në etiketën
për kujdesin ndaj rrobave. M1145
Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë,
Hong-Kong dhe Indi, simboli "Woolmark"
është markë tregtare certifikimi.
6. VLERAT E KONSUMIT
dhënat këtë tabelë janë përafërta. Shkaqe ndryshme mund
ndryshojnë të dhënat: sasia dhe lloji i rrobave për larje, temperatura e
ujit dhe e ambientit.
momentin e nisjes programit ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit për kapacitetin maksimal të ngarkesës.
Gjatë fazës së larjes, kohëzgjatja e programit llogaritet automatikisht dhe
mund të reduktohet mjaft nëse ngarkesa e rrobave është e ulët sesa
kapaciteti maksimal i ngarkesës (p.sh. pambuktat 60°C, kapaciteti
maksimal i ngarkesës 6 kg, kohëzgjatja e programit i tejkalon 2 orë;
ngarkesa reale 1 kg, kohëzgjatja e programit është më pak se 1 orë).
Kur pajisja është duke llogaritur kohëzgjatjen e vërtetë programit,
ekran pulson një pikë.
www.aeg.com10
Programet Ngarkes
a (kg)
Konsumi i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjatja
e përafërt e
programit
(minuta)
Lagështia e
mbetur
(%)
1)
Cotton (Të
pambukta) 60 °C
6 1,10 56 180 60
Cotton (Të
pambukta) 40 °C
6 0,65 54 150 60
Synthetics
(Sintetike) 40 °C
2,5 0,45 46 105 37
Delicates (Delikate)
40 °C
2,5 0,55 46 90 37
Të leshta/Të
mëndafshta 30
°C
2)
1 0,35 50 65 32
Programet standarde të pambukut
Program standard
për pambukun 60
°C
6 0,96 45 240 60
Program standard
për pambukun 60
°C
3 0,62 37 149 60
Program standard
për pambukun 40
°C
3 0,50 37 136 60
1)
Në fund të fazës së centrifugimit.
2)
Nuk disponohet për disa modele.
Modaliteti fikur (W) Modaliteti lënë ndezur (W)
0,48 0,48
Informacionet e dhëna në tabelën më lart janë në përputhje me direktivën implementuese
2009/125/KE të rregullores 1015/2010 të Komisionit të BE-së.
7. OPSIONET
7.1 Temperatura
Vendosni këtë opsion për të ndryshuar
temperaturën e parazgjedhur.
Treguesi
= ujë i ftohtë.
Treguesi i temperaturës së vendosur
ndizet.
7.2 Spin (Centrifugimi)
Me këtë opsion ju mund të ulni
shpejtësinë e parazgjedhur të
centrifugimit.
Drita treguese e shpejtësisë së vendosur
ndizet.
SHQIP 11
Opsionet shtesë të centrifugimit:
Rinse Hold (Ndërprerje e shpëlarjes)
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Treguesi përkatës ndizet.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave.
Kapaku qëndron i bllokuar. Për të
hapur kapakun duhet të shkarkoni
ujin.
Për ta shkarkuar ujin,
referojini kapitullit "Në
përfundim të programit".
7.3 Liquid Detergent
(Detergjent i lëngshëm)
Shtypni këtë butonin për të përshtatur
ciklin nëse përdorni detergjent të
lëngshëm.
Treguesi përkatës ndizet.
7.4 Extra Rinse (Shpëlarje
shtesë)
Me këtë opsion mund të shtoni disa
shpëlarje te një program larjeje.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
7.5 Time Save (Kursimi i
kohës)
Me këtë opsion mund të ulni
kohëzgjatjen e programit.
Shtypeni këtë buton një herë për
vendosur 'Kohëzgjatjen e shkurtuar'
për rrobat me ndotje të përditshme.
Shtypeni dy herë këtë buton për
vendosur "Ekstra e shpejtë" për rrobat
që pothuajse nuk kanë ndotje.
Disa programe pranojnë
vetëm një nga dy opsionet.
7.6 Delay Start (Shtyrja e
programit)
Me këtë opsion mund ta shtyni fillimin e
programit nga 30 minuta në 20 orë.
Ekrani shfaq treguesin përkatës dhe
kohën e shtyrjes.
8. CILËSIMET
8.1 Sinjalet akustike
Dëgjohen sinjalet akustike kur:
Aktivizoni pajisjen.
Çaktivizoni pajisjen.
Shtypni butonat.
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni njëkohësisht
dhe
për 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
8.2 Bllokimi për fëmijët
Me këtë opsion mund të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni dhe
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
Mund ta aktivizoni këtë opsion:
Pasi të shtypni Start/Pause (Nisja/
Pauza): opsionet dhe çelësi i
programit janë të bllokuar.
Para se të shtypni Start/Pause (Nisja/
Pauza): pajisja nuk mund të niset.
8.3 Shpëlarja e përhershme
shtesë
Me këtë funksion mund të keni në
mënyrë të përhershme një shpëlarje
shtesë kur vendosni një program të ri.
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
opsion, shtypni dhe
www.aeg.com12
njëkohësisht derisa treguesi Extra
Rinse (Shpëlarje shtesë) të ndizet/të
fiket.
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Vendosni një sasi të vogël me
detergjent në ndarjen e fazës së
larjes.
2. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
10.1 Futja e rrobave në
pajisje
1. Hapni kapakun e pajisjes.
2. Shtypni butonin A.
Kazani hapet automatikisht.
3. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit.
4. Shkundini artikujt përpara se t'i
vendosni ato brenda pajisjes.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më
shumë rroba sesa duhet.
5. Mbyllni kazanin dhe kapakun.
A
KUJDES!
Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes,
sigurohuni që ta keni mbyllur
mirë kazanin.
10.2 Përdorimi i
detergjenteve dhe aditivëve
Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe
të zbutësit të rrobave.
10.3 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjentë specifikë për makinën larëse.
Gjithmonë zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
SHQIP 13
Ndarja e detergjentit për fazën e paralarjes.
Shenjat MAX tregojnë nivelet maksimale të sasisë së detergjentit
(pluhur ose lëng).
Ndarja e detergjentit për fazën e larjes.
Shenjat MAX tregojnë nivelet maksimale të sasisë së detergjentit
(pluhur ose lëng).
Ndarja për solucionet shtesë në trajtë të lëngët (zbutësi i rrobave,
ngrirësit).
Shenja
M
është niveli maksimal për sasinë e solucioneve të lëngshme
shtesë.
Ndarësja për detergjentin pluhur ose të lëngshëm.
10.4 Detergjenti pluhur ose i
lëngshëm
1.
CLICK
2.
A
3.
CLICK
4.
B
Pozicioni A për detergjentin pluhur (cilësimi nga fabrika).
Pozicioni B për detergjentin e lëngshëm.
Kur përdorni detergjentin e lëngshëm:
Mos përdorni detergjent xhelatinoz ose detergjente me lëng të trashë.
Mos vendosni më shumë se lëng se niveli maksimal.
www.aeg.com14
10.5 Aktivizimi i pajisjes
1. Hapeni rubinetin e ujit.
2. Futeni në prizë spinën e pajisjes.
3. Shtypni butonin
për të aktivizuar
pajisjen.
Bie një tingull i shkurtër.
10.6 Vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit dhe
vendosni programin:
Pulson treguesi i Start/Pause
(Nisja/Pauza).
Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksione nga ato të
disponueshmet. Kur aktivizoni një
opsion, treguesi i opsionit të
vendosur ndizet.
Nëse e caktoni diçka në
mënyrë të pasaktë, ekrani
tregon mesazhin Err.
10.7 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza) për të filluar programin.
Treguesi përkatës ndalon së pulsuari
dhe qëndron i ndezur.
Programi fillon, kapaku është i bllokuar.
Ekrani shfaq treguesin .
Pompa e shkarkimit mund të
punojë për një kohë të
shkurtër kur pajisja mbushet
me ujë.
10.8 Sjellja e pajisjes
Pas rreth 15 minutash nga
fillimi i programit:
Pajisja e përshtat
automatikisht kohën e
ciklit sipas rrobave që
vendosni në kazan për të
pasur rezultate perfekte
në larje duke shfrytëzuar
minimumin e nevojshëm
të kohës.
Në ekran shfaqet vlera e
re e kohës.
10.9 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni vazhdimisht butonin Delay
Start (Shtyrja e programit) derisa
ekrani të tregojë shtyrjen që
dëshironi të caktoni.
2. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza).
Pajisja fillon numërimin mbrapsht të
shtyrjes së programit.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi fillon automatikisht.
Përpara se të shtypni
butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza) për të startuar
pajisjen, ju mund të anuloni
ose ndryshoni vendosjen e
shtyrjes së programit.
10.10 Anulimi i shtyrjes së
programit
Për të anuluar shtyrjen e programit:
1. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza) për ta caktuar pajisjen në
pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Shtypni vazhdimisht butonin Delay
Start (Shtyrja e programit) derisa
ekrani të tregojë .
3. Shtypni sërish butonin Start/Pause
(Nisja/Pauza) për ta nisur programin
menjëherë.
SHQIP 15
10.11 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i një funksioni
Ju mund të ndryshoni vetëm disa
opsione përpara se të vihen në punë.
1. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza).
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndryshoni funksionin e vendosur.
3. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza) sërish.
Programi vazhdon.
10.12 Anulimi i një programi
në vazhdim
1. Rrotullojeni çelësin e programit në
për të anuluar programin.
2. Rrotullojeni sërish çelësin e
programit te një program i ri larjeje.
Në këtë kohë mund të vendosni
gjithashtu funksionet e
disponueshme.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent, nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.13 Hapja e derës gjatë
punës së programit
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë tepër të
larta, treguesi i bllokimit të
derës qëndron i ndezur
dhe ju nuk mund ta hapni
derën.
Për të hapur derën, veproni si më
poshtë:
1. Shtypni butonin për disa sekonda
për të çaktivizuar pajisjen.
2. Prisni disa minuta dhe më pas hapni
me kujdes derën e pajisjes.
3. Mbyllni derën e pajisjes.
4. Aktivizoni pajisjen dhe caktoni sërish
programin.
10.14 Hapja e derës kur
shtyrja e programit aktive
Kur shtyrja e programit është në punë,
dera e pajisjes është e bllokuar.
Për të hapur derën e pajisjes:
1. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza).
Në ekran, treguesi i bllokimit të derës
fiket.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Start/Pause (Nisja/Pauza).
Shtyrja e programit vazhdon.
10.15 Fundi i ciklit
Kur programi të ketë përfunduar, pajisja
fiket automatikisht. Bie sinjali akustik
(nëse është aktiv).
Në ekran ndizet
dhe treguesi i kapakut
të kyçur fiket.
Treguesi i butonit Start/Pause (Nisja/
Pauza) fiket.
1. Shtypni butonin
për të çaktivizuar
pajisjen.
Pesë minuta pas përfundimit të
programit, funksioni i kursimit të
energjisë e çaktivizon automatikisht
pajisjen.
Kur e aktivizoni pajisjen
përsëri, ekrani tregon fundin
e programit të fundit të
vendosur. Rrotullojeni
çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
2. Nxirrni rrobat nga pajisja.
3. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
4. Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme
10.16 Shkarkimi i ujit pas
përfundimit të ciklit
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te rrobat
brenda.
www.aeg.com16
Treguesi i bllokimit të kapakut është
ndezur. Kapaku qëndron i bllokuar.
Për të hapur kapakun duhet të shkarkoni
ujin:
1. Nëse është e nevojshme, ulni
shpejtësinë e centrifugimit.
2. Shtypni butonin Start/Pause (Nisja/
Pauza).
Pajisja shkarkon ujin dhe kryen
centrifugimin.
3. Kur programi të ketë përfunduar dhe
treguesi i bllokimit të derës
fiket, ju mund ta hapni derën.
4. Shtypni për disa sekonda për të
çaktivizuar pajisjen.
Funksioni zbraz ujin dhe
kryen centrifugimin
automatikisht pas afro 18
orësh.
10.17 Opsioni Pritje
AUTOMATIKE
Funksioni Pritje AUTOMATIKE çaktivizon
automatikisht pajisjen për të ulur
konsumimin e energjisë kur:
Nuk e përdorni pajisjen për 5 minuta
përpara se të shtypni butonin Start/
Pause (Nisja/Pauza).
Shtypni butonin për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
5 minuta pas përfundimit të programit
të larjes
Shtypni butonin për ta aktivizuar
pajisjen sërish.
Ekrani tregon përfundimin e programit
të fundit të vendosur.
Rrotullojeni çelësin e programit për të
vendosur një cikël të ri.
Nëse vendosni një program
ose opsion që përfundon me
ujë në kazan, funksioni Pritje
AUTOMATIKE nuk
çaktivizon pajisjen për t'ju
kujtuar të shkarkuar ujin.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje rroba pa tegela
ose me prerje. Përdorni një trastë
larjeje për të larë rroba të vogla
dhe/ose delikate (p.sh. sutjena me
tela, rripa, streçe etj.).
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe startojeni sërish
fazën e centrifugimit.
11.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
SHQIP 17
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
11.3 Detergjentet dhe
produktet suplementare
Përdorni vetëm detergjentë dhe
shtesa të prodhuara posaçërisht për
lavatriçe:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40°C maksimumi)
dhe të leshtat,
detergjentet në trajtë lëngu,
mundësisht për programe me
temperatura të ulëta (60 °C
maksimumi) për të gjitha llojet e
rrobave, ose të posaçme vetëm
për të leshtat.
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë (jepet nga
prodhuesi i detergjentit).
11.4 Këshilla ekologjike
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të çdo
programi.
Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
11.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
12.2 Zbutja e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni produkt zbutjeje uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar çmërsin dhe grimcat e
ndryshkut.
Për heqjen e grimcave të ndryshkut,
përdorni vetëm produkte speciale për
lavatriçe. Bëjeni këtë veç procesit të
larjes së rrobave.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
12.3 Larja e mirëmbajtjes
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni një larje
mirëmbajtjeje rregullisht. Për të bërë
këtë:
www.aeg.com18
Nxirrni rrobat nga kazani. Vendoseni programin e të
pambuktave me temperaturën më të
lartë, me një sasi të vogël detergjenti.
12.4 Pastrimi i sirtarit të detergjentit
1. 2.
3.
12.5 Pastrimi i filtrit të shkarkimit
Mos e pastroni filtrin e shkarkimit nëse uji në pajisje është i nxehtë.
1. 2.
SHQIP 19
3. 4.
5.
12.6 Pastrimi i zorrës së hyrjes së ujit dhe filtrit të valvulës
1.
1
2
3
2.
www.aeg.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72

AEG L61060TLE Manuel utilisateur

Catégorie
Machines à laver
Taper
Manuel utilisateur